Ermal Krasniqi po aludohet se nuk do të qëndrojë pas qershorit te Cluji në Rumani. Shumë skuadra i janë vënë pas futbollistit kosovar.
Një nga emrat e skuadrave e përfolur për shërbimet sulmuesit anësor është Lazio. Një deklaratë e Maurizio Sarri për Ermal Krasniqin pas ndeshjes me Clujin, ndezi shkëndijat, pasi ai nënvizoi se Tare është ai që do ta monitorojë Ermal Krasniqin.
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare në një prononcim të shkurtër dhënë për Gazeta Arena, tha se e pëlqen Krasniqin, por që pozita ku luan ai ka numër të mjaftushëm.
“Lojtar i mirë, më pëlqen. Por, jemi të zënë në rolin e tij”, tha Tare për Gazeta Arena.
Përveç skuadrës së Lazios, shërbimet e sulmuesit kosovar po i kërkon edhe Genoa, Fiorentina dhe Torino. /Gazeta Arena