Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaçi, ka folur në lidhje me një episod ku sipas tij, ishte penallti në favor të skuadrës së tij.
Thaçi theksoi se “në fushë sot, pat futboll, basketboll, hendboll”.
“Në fushë, pat futboll, basketboll, hendboll. Vetëm me futboll nuk kishte të bënte, nuk e di se çfarë duhet të bëjë një ekip për me marr një penallti”, tha Thaçi i ftuar në “Sports Show” në Klan Kosova.
Ballkani sot barazoi me Dukagjinin 1-1, në kuadër të Superligës së Kosovës.