Trajneri i Dritës, Arsim Thaqi është ndarë i kënaqur me fitoren në derbi, dhe se janë kthyer në vendin e parë.
“Është emocionuese, me vetë faktin se e udhëheqi përherë të parë Dritën në një derbi të tillë. Gëzimi i dyfishtë është i madh, pasi jemi kthyer aty ku e kemi vendin. Të dy ekipet ishim me fat, Gjilani ishte në fillim kur kemi mundur të kalojmë në epërsi, na tërhoqi mbrapa mos realizimi i golave, dhe Gjilani na rrezikoi.”
“Broja është një nga lojtarët me eksperienc të madhe, është aset i Dritës, por është hendikep i yni që na mungon në ndeshjen tjetër”, tha Thaqi.