Nuk shkoi asgjë në favor të Vushtrrisë në derbin ndaj Ulpianës, takim të cilin skuadra nga qyteti më i vjetër në vend e humbi me rezultat 3-1.
Kjo pasi, në minutën e 42, edhe tifozët e saj hodhën në fushën e lojës disa shishe PVC të mbushura, përcjell Futbollikosovar.net.
Për pasojë, loja ishte ndërprerë për disa minuta, ndërsa Komisioni i Garave e ka çuar në inicim disiplinor klubin nga “Ferki Aliu”.
Ndaj: KF ”Vushtrria”. Motivi: Në minutën e 42-të , tifozët e ekipit mysafir të vendosur në tribunën perendimore, hudhen në fushën e lojës disa shishe PVC të mbushura , për çka ndeshjaishte ndërprer për disa minuta. Tifozët e ekipit të Vushtrrisë përseriten veprimet e njejta, për çka është kërkuar nga Policia zbrazjen e asaj pjese të tribunës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ulpiana –Vushtrria.