Pas fitores së dytë në eliminatoret e EURO 2024, 2-1 me Bjellorusinë, trajneri i Rumanisë, Edi Iordanescu pati një mesazh për ata që kritikojnë kombëtaren rumune.
“Rezultatet japin besim. Ne ushqehemi me to dhe marrim guxim. Andorra barazoi 1-1 me Kosovën. Nëse ne do barazonim me Andorrën, do na linçonin. Unë thashë se janë kundërshtarë të vështirë. Le t’i afrohemi kombëtares dhe t’i mbështesim”, tha ai në konferencë për shtyp.
“Nëse duam të shkojmë në EURO, duhet të mbyllim përçarjet. Njerëzit që kritikojnë kanë çdo të drejtë të rishikojnë. Ish futbollistët e mëdhenj duhet të na ndihmojnë më shumë, të mbështesin djemtë. Kur kritikon përzgjedhjen, kritikon lojtarët që janë këtu. Mbështetja e tyre është e nevojshme. Nëse do të ishin më shumë pranë kombëtares, do të isha i lumtur.”
Kujtojmë se Rumania mori gjashtë pikë në dy ndeshjet e para kualifikuese në grupin e Kosovës.