Galatasaray e ka fituar derbin e madh të Stambollit kundër Fenerbahces në elitën e futbollit turk.
Mysafirët triumfuan 0:3 në udhëtim te Fenerbahce, shkruan Demokracia.com.
Oliveira në minutën e 32-të, Akturkoglu në të 78-tën minutë dhe Icardi në minutën e 10 shtesë ulosën triumfin e madh të Galatasarayt.
Pas ndeshjes, futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka reaguar në rrjetet sociale.
“Fitore e mahnitshme në derbin sonte” – ka shkruar Rashica në Facebook.
Milot Rashica, futbollisti i Kombëtares së Kosovës u aktivizua nga fillimi deri në minutën e 70-të, duke realizuar një përformancë të mirë këtë derbi.
Galatasaray tani ka 39 pikë në pozitën e parë, katër më shumë se Fenerbahce në pozitën e dytë