• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Kryetari i Feronikelit 74: E kemi fituar ndeshjen në fushë, aty ku luhet futboll

February 4, 2023

Konfirmohet: Trepça 89 paraqet ankes në FFK

February 4, 2023

Munishi: E vlerësojmë Dukagjinin, por ne jemi Prishtina

February 4, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Kryetari i Feronikelit 74: E kemi fituar ndeshjen në fushë, aty ku luhet futboll
  • Konfirmohet: Trepça 89 paraqet ankes në FFK
  • Munishi: E vlerësojmë Dukagjinin, por ne jemi Prishtina
  • “Kosova na shkelë”: Rumunët frikësohen nga Kosova dy muaj para fillimit të kualifikimeve
  • Spalletti: Rrahmani për ekipin e Napolit është vendimtar
  • Batatina “këshillon” Lirinë: I duhet një trajner vendor, gjynah nëse nuk inkuadrohet në Superligë me këta lojtarë
  • Panik në Drenas, anëtari i Feronikelit pëson sulm nga epilepsia
  • Ekskluzive: Trepça 89 mund të fitoj në tavolinë sfidën me Niklin
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Futbolli vendor»U bë gjyqtarja e parë kryesore nga Kosova që pajiset me stemën e FIFA-s, Rita Vehapi: Ishte ndjenjë e papërshkrueshme
Futbolli vendor

U bë gjyqtarja e parë kryesore nga Kosova që pajiset me stemën e FIFA-s, Rita Vehapi: Ishte ndjenjë e papërshkrueshme

By R.JJanuary 8, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Rita Vehapi është gjyqtarja e parë kryesore nga Kosova që është pajisur me stemën e FIFA’s. Këtë arritje ajo e përshkruan si ”një ndjenjë të papërshkrueshme” në një prononcim për Gazeta Metro kur tregon se si e kishte pritur lajmin që u publikua të mërkurën në mbrëmje, teksa flet edhe për vështirësitë e referimit në Kosovë dhe objektivat e saj.

Vehapi konsiderohet si një nga gjyqtaret më me perspektivë në vendin tonë dhe vetëm pas një viti në profesionin e gjyqtares ka arritur diçka shumë madhore.

Ajo thotë se kishte punuar mjaft shumë për të arritur deri në një ditë si kjo.

”Një ndjenjë e papërshkrueshme, duke e llogaritur që unë pas një pune intensive dhe angazhimi intensiv, kam arritur që brenda një viti të karrierës të pajisem me stemë dhe kjo do të thotë shumë, është ndjenjë e papërshkrueshme,” tha ajo për Gazeta Metro.

Tutje, Vehapi thotë se kur e kishte kuptuar lajmin që është pajisur me stemën e FIFA’s është ndjerë tejet e lumtur.

”Reagimi im ishte pozitiv, isha shumë e lumtur, sepse çdo kush që punon fort për diçka e kërkon një epilog në fund, dhe ky ishte një rezultat pas një pune e angazhimi të madh timin,” tha ajo.

Gjyqtarja nga komuna e Graçanicës për Gazeta Metro potencon se të ushtrosh këtë profesion në Kosovë nuk është edhe shumë e lehtë.

”Të jesh gjyqtare në futbollin e Kosovës nuk është edhe aq e lehtë, por kjo tashmë nuk paraqet ndonjë problem, jam e lumtur që ushtroj këtë zeje,” tha ajo.

Në fund, Rita Vehapi deklaron se objektivi i saj është të bëjë paraqitje sa më të mira që në anën tjetër të ketë mundësinë të ndajë drejtësinë edhe në ndeshje ndërkombëtare.

”Objektivi im tashmë është që të bëjë paraqitje të mira, dhe të punoj shumë që të jem e deleguar edhe në ndeshje ndërkombëtare,” përfundoi ajo

Ndryshe, në rolin e asistentes të pajisura me stemën e FIFA’s janë edhe Lumturie Muhadri dhe Fitore Govori.

Muhadri këtë e kishte fituar para disa vitesh, derisa ka pasur rastin të gjykojë edhe ndeshje ndërkombëtare. Ndërkaq, Govori stemën e FIFA’s e fitoi në të njëjtën ditë me Rita Vehapin.





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

Ilir Daja publikon 11-shen startuese, titullar Trashi

February 4, 2023

LAJMI I FUNDIT: Thyhen për herë të tretë brenda katër ditëve hyrjet e stadiumit “Riza Lushta”

February 4, 2023

Stadiumit kosovar i vihen shiritat, nisin hetimet

February 3, 2023

Agim Ademi në top-formë, se ndal as shiu e as bora

February 3, 2023
AKTUALE

Kryetari i Feronikelit 74: E kemi fituar ndeshjen në fushë, aty ku luhet futboll

February 4, 2023

Konfirmohet: Trepça 89 paraqet ankes në FFK

February 4, 2023

Munishi: E vlerësojmë Dukagjinin, por ne jemi Prishtina

February 4, 2023

Batatina “këshillon” Lirinë: I duhet një trajner vendor, gjynah nëse nuk inkuadrohet në Superligë me këta lojtarë

February 4, 2023
TË TJERA

“Kosova na shkelë”: Rumunët frikësohen nga Kosova dy muaj para fillimit të kualifikimeve

February 4, 2023

Spalletti: Rrahmani për ekipin e Napolit është vendimtar

February 4, 2023

Trajneri i Mallorcas: I fola Muriqit sepse e pashë në ankth, në tre ndeshjet e fundit ishte pak i vëmendshëm

February 4, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.