Dy skuadrat turke Galatasaray dhe Fenerbahce janë të interesuar për mundësinë e transferimit të mesfushorit të Romës, Nicolo Zaniolo, i cili shkaktoi jo pak probleme gjatë afatit kalimtar të janarit në kampin e ‘Giallorossëve’, transmeton Gazeta Metro.
Bournemouth dhe Roma kishin rënë dakord për transferimin e 23-vjeçarit në Premier League, por futbollisti fillimisht e kishte refuzuar një mundësi të tillë.
Ai pastaj ishte bërë ‘pishman’ dhe kur u hap për një lëvizje, skuadra angleze veçse kishte nënshkruar me Hamed Traore nga Sassuolo për një tarifë të ngjashme.
Në anën tjetër, gazetari i njohur italian Gianluca di Marzio ka raportuar se dy gjigantët turk kanë filluar të marrin informacionet e para rreth lojtarit, teksa e hëna mund të jetë një ditë vendimtare në sagën që përfshin italianin.
Afati kalimtar në Turqi është i hapur deri më 8 shkurt dhe pas interesimit nga Galatasaray dhe Fenerbahce, Roma i ka bërë të ditur se nuk janë të hapur për një marrëveshje huazimi dhe duan vetëm një transferim të përhershëm.
Siç thuhet të hënën do të kuptohet nëse Galatasaray dhe Fenerbahce janë të gatshme të paguajnë çmimin e kërkuar nga skuadra italiane ose nëse lojtari pranon të luajë në njërën nga këto skuadra.
Ndryshe, pjesë e Galatasaray është anësori i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.
Ai është i huazuar nga Norwich City dhe sipas mediumeve turke skuadra e udhëhequr nga Okan Buruk në verë do të synojë ta transferojë atë në mënyrë permanente.
.@GalatasaraySK and @Fenerbahce asked info about #Zaniolo. @OfficialASRoma will not loan him out – he can leave just on a permanent move. Next Monday, parties should understand if a deal is possible. 🇮🇹🇹🇷 #Galatasaray #Fenerbahce @SkySport
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) February 4, 2023