Një takim interesant ka ndodhur sonte në Paris të Francës, ku në një fotografi është parë Valon Behrami jku ka qenë bashkë me Presidentin e FIFA=së, Gianni Infantino, Presidentin e FSHF-së, Armando Dukën dhe Agim Ademin, Kryetar i FFK-së – Agim Ademi
Nesër në mbrëmje pritet që të ndahen “The Best FIFA Football Awards”, e ku janë duke marrë pjesë krerë të ndryshëm të federatave të futbollit.
Por, në këto gala mbrëmje është parë edhe Valon Behrami që ka bërë një foto me Gianni Infantinon (President i FIFA-së), Presidentin e FSHF-së, Armando Duka dhe me Agim Ademin – Kryetarin e FFK-së.
Fotot janë postuar në profil zyrtar të Agim Ademit.
“Kisha nderin dhe kënaqësinë që në Paris ta ritakoja presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino në prag të manifestimit “The Best FIFA Football Awards”, që mbahet nesër në mbrëmje.Bashkë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka dhe ish-futbollistin e Kombëtares së Zvicrës, Valon Behrami kishim një bisedë të këndshme me presidentin Infantino, teksa po e shijojmë spektaklin e derbit të kampionatit francez, Olympique de Marseille vs PSG“, ka shkruar Ademi në Facebook.