Ka ndërruar jetë ish kryetari i klubit të futbollit Prishtina, Beqir Aliu.
Ai ka qenë donator i madh i klubit më të trofeshëm.
Aliu ka kontribuar shumë edhe në vitet e gjeneratës së sakrificës.
closevolume_off
“FC Prishtina me pikëllim të thellë e mori lajmin për vdekjen Beqir Aliut, një ndër figurat më të rëndësishme të klubit tonë dhe futbollit të Kosovës.
Beqir Aliu ka qenë kryetar i parë i klubit tonë pas pavarësimit të futbollit të Kosovës nga ai ish-jugosllav në vitin 1991.
Aliu në vitet më të vështira, ato të 90-ta, ishte ndër njerëzit e parë që u tha “jo” ish-regjimit serb.
Postin e kryetarit të klubit e ka mbajtur nga viti 1991 deri në vitit 2001.
Prishtina në krye me Beqir Aliun i rendiste sukseset edhe në Ligën paralele. Gjatë kësaj kohe, Prishtina fitoi tre tituj kampioni (1991/92, 1995/96, 1996/97), dy Kupa të Republikës së Kosovës (1993/94 dhe 1994/95) dhe dy Superkupa të Kosovës (1994/95 dhe 1995/96).
Pas përfundimit të luftës Prishtina vazhdoi aktivitetin e saj normalisht dhe pas tetë viteve dëbimi kthehet në stadiumin e saj.