Vedat Muriqi i është gëzuar tej mase fitores së mbrëmshme të Mallorcas.
Ekipi ishullor i dha fund serisë së gjatë pa fitore duke i rrëmbyer tri pikë në duel me Celta Vigon në udhëtim.
Edhe pse nuk shënoi gol, “Pirati” e dha kontributin e tij në këtë fitore, e cila ia siguroi edhe matematikisht mbetjen në La Liga këtij ekipi, shkruan “Gazeta Express”.
“Shkojmë përpara ekip”, ka shkruar 28 vjeçari në llogarinë e tij në Instagram, më saktësisht në Instastory.
Muriqi i ka realizuar 12 gola dhe i ka bërë dy asistime deri tash këtë sezon, ndërsa këto paraqitje u kanë rënë në sy klubeve të njohura, derisa thuhet se ai ka oferta nga La Liga dhe nga Premierliga.