• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit

April 25, 2023

Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës

April 25, 2023

Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv

April 25, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit
  • Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës
  • Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv
  • Batatina: Është dashur të fitojmë jo të barazojmë
  • Idrizi justifikon humbjen e thellë: Kemi pasur gjashtë mungesa!
  • Florent Muslija shënon EUROGOL nga gjuajtja e lirë
  • Superliga vjen me dy super duele, vëmendja në Gjilan
  • Josa flet dhe tregon arsyen pse nuk u bë trajner i Dritës
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Futbolli vendor»Vepra e Zeqirit kërkon përjashtim, por FFK-ja përdori një nën që s’ka të bëjë fare me delegatin
Futbolli vendor

Vepra e Zeqirit kërkon përjashtim, por FFK-ja përdori një nën që s’ka të bëjë fare me delegatin

By FFKApril 18, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Komisioni Disiplinor i FFK-së çuditërisht e ka dënuar vetëm me një gjobë prej 300 eurove delegatin e saj, Arben Zeqirin, pavarësisht se nga po i njëjti organ u gjet fajtor në tentim për ta ndihmuar skuadrën e Dritës në kategorinë e të rinjve, kështu duke përdorur një nen që nuk ka të bëjë me delegatë, ndërsa vepra e Zeqirit dënohet me përjashtim nga organi më i lartë i futbollit në vend.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes në raportin përfundimtar të asaj ndeshje, kishte thënë se Zeqiri kishte bërë përpjekje ta ndihmojë Dritën në kategorinë e kadetëve kundër Ulpianës, madje ky i fundit kishte qortuar gjyqtarët se pse nuk i kishin ndihmuar klubin gjilanas.

“Delegati Arben Zeqiri në ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës së kadetëve Drita – Ulpiana, sipas gjyqtarit të ndeshjes, delegati ka kërkuar nga treshja e gjyqtarëve që të ndihmohet skuadra e Dritës, pasi i duhen pikët dhe se gjatë tërë takimit dhe në meslojë ka bërë presion ndaj gjyqtarëve së bashku me trajnerin vendas. Pas përfundimit të ndeshjes delegati ju ka drejtuar gjyqtarit kryesor me fjalët “bërllog e bane, a të thash të kesh kujdes se Dritës i nevojiten pikët”, thuhej në raportin e gjyqtarit.

Komisioni Disiplinor e ka shpallur fajtor Zeqirin por e ka dënuar vetëm me një gjobë prej 300 eurove.

“Bazuar në nenin 42 paragrafi 1 pika B: Dënohet me gjobë në shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm”, njoftoi Komisioni Disiplinor i FFK-së.

Vepra e Zeqirit kërkon përjashtim sipas rregullores

Neni 42 nuk ka të bëjë me delegatin e ndeshjes dhe është i thirrur për sjelljet josportive ndaj gjyqtarëve dhe asistentëve të ndeshjes nga lojtarët dhe zyrtarët e klubeve përkatëse.

Në rregulloren e Federatës së Futbollit të Kosovës, neni 90 paragrafi 1 pika G, e tregon qartë se zyrtari i ndeshjes në këtë rast delegati, Arben Zeqiri do të duhej të përjashtohej për shkak të qëllimit të tij të njëanshëm të përkrahjes së një ekipi të caktuar.

“Përjashtimi i delegatit, gjyqtarit dhe vëzhguesit të referimit nga organizata e futbollit pason, nëse gjyqtari, delegati dhe vëzhguesi i referimit: për shkak të interesit personal delegon, referon, vëzhgon në mënyrë të njëanshme apo nxitë tjetrin për një gjë të tillë.”

Reagimi i Arben Zeqirit

Saktësisht një javë më parë kur Komisioni Disiplinor pezulloi fillimisht Zeqirin, i menjëhershëm ishte reagimi i këtij të fundit, ku tha se kjo vepër për të cilën ngarkohet nuk qëndron.

“Ajo nuk qëndron. Kam qenë delegat në atë ndeshje dhe është e vërtetë që gjyqtari ka bërë disa gabime, shembull nuk e ka akorduar një penallti. Këtë gjë ia thashë në prani të dy skuadrave. Mundeni me e pa raportin dhe aty shihet se asnjëra skaudër nuk ka pasur ndonjë ankesë, as unë nuk kam pasur ankesë. Notën nuk e kam vlerësuar sepse aty i takon gjyqtarit. Nuk e kam thënë aspak atë fjali. Kjo është vërtetë gjë e ulët”, kishte thënë Arben Zeqiri për Gazetën Nacionale.





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit

April 25, 2023

Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës

April 25, 2023

Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv

April 25, 2023

Josa flet dhe tregon arsyen pse nuk u bë trajner i Dritës

April 21, 2023
AKTUALE

Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit

April 25, 2023

Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës

April 25, 2023

Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv

April 25, 2023

Batatina: Është dashur të fitojmë jo të barazojmë

April 23, 2023
TË TJERA

Florent Muslija shënon EUROGOL nga gjuajtja e lirë

April 23, 2023

Juan Mata e çon në qiell Rashicën: Urime njeri-raketë

April 19, 2023

Ndodhë në futbollin anglez, 20 minuta skuadrat e zhagisin ndeshjen, sepse iu konvenonte rezultati

April 19, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.