Izraeli dhe Kosova do të përballen sonte në “Bloomfield Stadium”.
Do të jetë kjo ndeshja e parë mes dy kombëtareve si dhe ndeshja e parë kualifikuese për ‘Euro 2024’ për “Dardanët”, shkruan GazetaBlic Sport.
Izraeli ka humbur dy nga tre ndeshjet e fundit miqësore që i ka zhvilluar, madje nga kundërshtar si Qipro dhe Malta, por natyrisht që karakteri i këtyre ndeshjeve dallon shumë me fazën kualifikuese.
Megjithatë, në ndeshjet e Nation League, Izraeli e dominoi Shqipërinë dhe Islandën, duke fituar grupin me 8 pikë në krye. Vlera financiare e kësaj kombëtarje llogaritet të jetë rreth 62 milionë euro, që është vlerë më e vogël se e Kosovës.
“Dardantët” kanë vlerë rreth 93 milionë euro dhe momentalisht kanë edhe futbollistët më në formë, me Rrahmanin, Zhegrovën, Muriqin dhe Rashicën që shihen si pikat më të forta.