Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Leo Messi dje u shpall më i miri i vitit 2022 nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA.
Argjentinasi fitoi çmimin “FIFA The Best”, pas suksesit që kishte me kombëtaren e tij, ku fitoi edhe Kupën e Botës, shkruan LIG Sport.
Për këtë çmim ka votuar edhe kapiteni i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.
Votat maksimale ai ia dhuroi, Leo Messit, i cili edhe fitoi.
Ja votat e Berishës:
1. Lionel Messi
2. Erling Haaland
3. Kylian Mbappe.