Lojtarët e Zvicrës janë dukshëm të kënaqur me fillimin e fushatës kualifikuese për Kampionatin Evropian. Është arritur bilanci perfekt i bërë në grup, duke marrë dy fitore në dy ndeshjet e para.
Zvicra arriti një fitore bindëse edhe në ndeshjen e dytë kualifikuese të Kampionatit Evropian, 3-0 ndaj Izraelit, përcjell GazetaBlic Sport.
Xhaka u shpreh shumë i lumtur për fillimin e këtij cikli në këtë mënyrë.
“Ne mundëm të tregonim një paraqitje dominuese, veçanërisht në pjesën e dytë.
Gjashtë pikë, zero gola – kjo është gjithçka që mund të bëni. Nuk është gjithmonë e lehtë kur je favorit në grup, por ne jemi gati për sfidën”, tha Xhaka pas ndeshjes.