Njëri nga sulmuesit më të mirë të Superligës ka vendosur që t’i “var” këpucët.
Xhevdet Shabani, tha në emisionin Sports Show në Klan Kosova se ky vendim ka qenë goxha i vështirë për të.
“Të them të drejtën ishte e vështirë sepse kur luan futboll 15 apo 16 vjet është e vështirë të tërhiqesh por çdo fillim e ka edhe një mbarim. Erdhi edhe koha që të pensionohem”, tha Shabani.
Ai tha se po të kishte mundësi do t’ia fillonte nga e para rrugëtimit në futboll.
Shabani ka fituar disa tituj në Superligën e Kosovës me klubi të ndryshme.
36-vjeçari është shpallur dy herë kampion me Dritën, një herë me Ferronikelin.
Gjithashtu ai e fitoi edhe Kupën e Kosovës me Besën nga Peja.