Besfort Zeneli ka asistuar në njërin prej katër golave të shënuar në miqësoren ndaj Brentfordit B të enjten gjatë ditës në Portugali.
Skuadra e elitës së futbollit suedez fitoi me rezultatin 4:1.
Zeneli, i cili pati disa mundësi shënimi në këtë ballafaqim, u kthye në asistues pas harkimit nga këndi në minutën e 62-të, për rezultatin 3:1.
Ai e kompletoi këtë ballafaqim.
20-vjeçari, vëllai i Arbër Zenelit, ditë më parë e vazhdoi kontratën me Elfsborgun deri në vitin 2025. Ai është pjesë e Elfsborgut që prej moshës gjashtëvjeçare.