Ish-futbollisti, Mentor Zhdrella në emisionin qëndror të sportit “VAR” në Tëvë1, tha se Gjilani po i fiton ndeshjet me zor, nuk po luan bukur.
“Gjilani po i fiton ndeshjet si me zor. Po ka problem të ndërtoj aksione, dhe të bëjë lojëra të bukura. Pozitë ndodhet mirë, ndoshta nuk po intereson të luajë bukur, por vetëm të fitojë ndeshjet”, tha Zhdrella.
Ish-futbollisti, nënvizoi se Ferizaji i ka befasuar të gjithë.
“Te Ferizaji kemi menduar të gjithë se do të bie nga liga…por nuk doli ashtu”, tha Zhdrella ndër të tjera.