Gjatë diskutimit për ndeshjen e Superligës së Kosovës, Prishtina – Ballkani, Mentor Zhdrella, në emisionin Kampionët, foli edhe për deklaratën e trajnerit të kryeqytetasve, Ismet Munishi pas përfundimit të ndeshjes, i cili ankohej në referimin e kësaj ndeshje.
“Munishi tash e sa kohë po flet për parregullësi, por jo gjithmonë ka të drejtë.”
“Disa ndeshje mendoj se është dëmtuar, mirëpo sa i përket kësaj ndeshje, mendoj se gjithçka është në rregull, rasti ka qenë penalti.”, tha Zhdrella.