Mesfushori qëndror Egzon Qerimi vjen tek Llapi pas një eksperience me Dukagjinin e Klinës
KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje me mesfushorin qëndror, Egzon Qerimi.
“29-vjeçari rikthehet në ekipin e vendlindjes pas disa viteve të kaluara në KEK, Onix, Arbëri, Ulpianë e së fundmi në Dukagjinin e Klinës”, thuhet në njoftim të Llapit.
“Qerimi do bashkohet sot me ekipin në përgatitje për edicionin pranveror dhe do jetë përforcim për mesfushën e ekipit”.