Shpëtim Duro zyrtarisht do të jetë trajner i Struga Trim Lum. Tekniku nga Shqipëria është prezantuar sot nga skuadra strugane.
Duro ka firmosur kontratë të vlefshme deri në përfundim të sezonit 2023/24.
Në bankinë së bashku me Duron do të rikthehet edhe trajneri Meriton Gega.
Duro ka një karrierë të gjatë me klube ku ka drejtuar, KF Partizani , Vllazninë, Skënderbeun e Korçës e Shkëndijën.