Bylbyl Sokoli trajner i ri i Malishevës.
Bylbyl Sokoli është padyshim njëri nga trajnerët më të mirë në Kosovë. Ka një përvojë impresive ku ka menaxhuar Top Klubet Kosovare si Prishtina, Gjilani e Llapi.
Gjatë përvojës së tij si trajner, ai u mësoi sportistëve disiplinë, punë të palodhur dhe përkushtim dhe kjo reflektohet jo vetëm në performancat e tyrë në lojë e stërvitje, por edhe në qëndrimet e tyre në jetën e përditshme.
Aftësitë e tij të shkëlqyeshme të organizimit dhe menaxhimit së bashku me pasionin e tij për përsosmëri janë motivuese.
“Arritja e marrëveshjes me trajnerin Sokoli është mjaft emocionuese për klubin tonë dhe presim që së bashku të jemi pjesë e suksesit të ardhshëm të klubit”, njofton Malisheva.
“Trajnerit i urojmë mirëseardhje në klub dhe presim me padurim të punojmë me të”.