Klubi i Futbollit Trepça ’89 ka vazhduar me përforcimet për stinorin pranveror.
Klubi mitrovicas ka nënshkruar me portierin Arion Ymerin, transmeton Klankosova.tv.
“Ymeri bëhet Gardiani më i ri i Minatorëve. Arioni i u bashkohet gjelbërtebardhëve duke përfocuar portën e skuadrës”, thuhet në njoftim.
Ymeri në të kaluar ka mbrojtur portën e KF Drenicës dhe së fundmi të SC Gjilanit.