Vushtrria po vazhdon përforcimet, tashmë kur kanë mbetur diçka më pak se dy javë deri në fund të kampionatit.
Përmes një komunikate, klubi nga “Ferki Aliu” ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Marlye Prince, përcjell Futbollikosovar.net.
Prince, herën e fundit djersiti fanellën e Trepçës’89, kurse me skuadrën nga qyteti më i vjetër në Kosovë, do të regjistrojë edhe aventurën e radhës.
Më poshtë edhe njoftimi:
Marly Prince nënshkruan me FC Vushtrria
FC Vushtrria njofton se ka arritur marrëveshje me portierin Marly Prince.
Prince sezonin e kaluar ka mbrojtur te KF Trepça89. Marly edhe ne të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e klubit tonë. Ai është edhe reprezentues i kombëtares së Kongos.